Foto: Kallxo.com

Gjakovë: Asamblisti i LDK-së del në gjyq për mosraportim të Golfit të djalit, ndihet i pafajshëm

Asamblisti i LDK-së, Sadik Hoti u deklarua i pafajshëm në akuzën e Prokurorisë në Gjakovë për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurorja Deshire Jusaj, nga data 1 deri më 31 mars të vitit 2019, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik në Kuvendin Komunal në Gjakovë, ka qenë i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, dobisë tjetër pasurore ose detyrimeve financiare.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Sadik Hoti nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara, duke mos shënuar në formularin e deklarimit të pasurisë veturën e cila është në pronësi të djalit të tij “Volkswagen VW- Golf 1K”, vit i prodhimit 2011.

Gjykatësi i rastit, Drilon Haraçia u dha kohë palëve që brenda 30 ditësh të paraqesin kundërshtimet e aktakuzës dhe provave të saj.