Aktakuzë ndaj 8 zyrtarëve lidhur me subvencionet

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur sot përmes një komunikate për media se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën e Prishtinës – Departamentin Special, kundër 10 të pandehurve, prej tyre 8 zyrtarë dhe dy 2 qytetarë, në rastin e njohur si “Subvencioni IV”.

Prokuroria Speciale në të njëjtën komunikatë ka njoftuar se personat zyrtarë si të pandehur janë, 3 zyrtarë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë në Prishtinë, 3 zyrtarë të AZHB-së në Regjionin e Pejës, 1 zyrtar nga Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Istogut dhe 1 zyrtar nga Drejtoria për Bujqësi në Komuna e Lipjanit.

Gjithashtu, Prokuroria ka njoftuar se për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale, ‘’Marrje ryshfeti’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’, ‘’Ndihmë në veprën penale Marrje ryshfeti’’, ‘’Mashtrim në detyrë’’, ‘’Dhënie e ryshfetit’’ si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’ të parapara me Kodin Penal.