Ambasadori gjerman Rohde: Keqardhje që nuk është bërë progres në këto 3 vitet e fundit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur keqardhje për progresin në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur me forcë nga lufta e fundit.

Sot, më 27 prill shënohet Dita e personave të zhdukur me forcë. Në Kosovë konsiderohen mbi 1600 persona të pagjetur.

“Bashkohem me familjet e personave të zhdukur në solidaritet në ditën e sotme të personave të pagjetur. 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ka ende nevojë për veprim dhe shumë fate mbeten të panjohura” – ka shkruar Rohde në rrjetin social ‘X’.

“Më shumë se keqardhje që nuk është bërë asnjë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike”– ka thënë ambasadori gjerman.

Sot gjatë ditës, në nderim të kësaj dite, bën homazhe edhe liderët e institucioneve kosovare.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se Serbia nuk po zbaton marrëveshjet e lidhura në Bruksel për hapjen e arkivave.

Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat