Foto: Arkiv

Lëndohen Tre Punëtorë të Autostradës Prishtinë- Shkup

Tre punëtorë të autostradës Prishtinë- Shkup kanë marrë lëndime të hënën, rreth orës 14:40 në fshatin Gajre të Kaçanikut.

Policia raporton se dje është raportuar se gjatë punimeve në autostradën “Arbër Xhaferi” tre punëtorë të kompanisë, dy shtetas turk dhe një shtetas kosovar kanë pësuar lëndime trupore.

Dy të lënduar janë dërguar në QKUK, ndërsa një ka mbetur në spitalin e Ferizajt.

Sipas Policisë, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Punimet në autostradë janë duke u kryer nga kompania Bechtel- Enka.