Ilustrim, Foto: Euronews
Autobusi përfundon jashtë autostradës në Gjermani, të paktën pesë të vdekur
Të paktën pesë persona kanë vdekur të mërkurën më 27.03.2024, pasi një autobus i nisur nga Berlini për në Zvicër doli nga autostrada në Gjermaninë Lindore dhe përfundoi anash rrugës, kanë thënë autoritetet.
Aksidenti ndodhi në autostradën A9 afër Lajpcigut rreth orës 09:45 paradite dhe rruga u mbyll në të dy drejtimet, raporton agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associciated Press.
Nuk u bë e qartë menjëherë pse autobusi, i cili drejtohej nga ‘Flixbus’ dhe po udhëtonte nga Berlini në Cyrih, doli nga rruga. Në vendngjarje ndodhen helikopterët e shpëtimit dhe ambulanca.
Zëdhënësi i policisë, Olaf Hoppe tha për televizionin n-tv se ishin “shumë të lënduar dhe të paktën pesë të vdekur.”
‘Flixbus’ tha se në bord ishin 53 udhëtarë dhe dy shoferë, siç raportoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Kompania tha se po punonte ngushtë me autoritetet lokale dhe shërbimet e shpëtimit dhe do të bënte gjithçka për të sqaruar shpejt shkakun dhe aksidentin.
A9 është një rrugë kryesore, veri-jug që lidh Berlinin me Mynihun. Aksidenti ndodhi në veri të një kryqëzimi në autostradë në Schkeuditz, ngjitur me aeroportin e Leipzig/Halle/ AP
Përgatiti: Veronë Zymberi