Policia e trafikut. Foto: Kallxo.com

Vozitje e rrezikshme në autostradë, policia gjobit shoferin që voziti 193 km/h - FOTO

Për shkak të mos respektimit të kufizimit të shpejtësisë në autostradë, Policia e Kosovës ka gjobitur një vozitës.

Organet e rendit bëjnë të ditur se shoferi i veturës voziste me shpejtësi 193 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h.

Shoferi u gjobit me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Kjo shkelje në trafik u identifikua nga Njësia për Kontroll të Autostradave e Policisë së Kosovës.