Ilustrim - Autostrada Prishtinë - Shkup

Vozitën mbi 200 km/h në autostradë, policia i gjobitë shoferët - FOTO

Policia e Kosovës përkatësisht njësia për kontrollin e autostradave ka identifikuar dy shoferë duke drejtuar mjetet me shpejtësi 211 përkatësisht 191 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120km/h.

Policia njofton se të njëjtit janë gjobitur me nga 300 euro si dhe me nga 3 pikë negative.

Atyre gjithashtu iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik për tre muaj.