Vërshimet në Pejë. Foto: Durim Shala, KALLXO.com

Zv/ministri Brendshëm: Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave në gatishmëri të plotë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, ka thënë se Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave është në gatishmëri të plotë, në lidhje me situatën e krijuar nga vërshimet në komunën e Pejës.

Gashani bashkë me kryeinspektorin e AME-së, Kastriot Lajqin, kanë vizituar Pejën për të parë nga afër gjendjen.

Sipas Gashanit, AME ka kapacitet me ekipe shpëtimi, me pajisje për pompimin e ujit e me shtretër e tenda për raste evakuimi të popullatës së prekur.

“Ne, të gjithë në MPB dhe AME, jemi në gatishmëri të plotë të ndihmojmë e punojmë së bashku e ngushtë për sanimin e gjendjes së krijuar në Pejë dhe kthimin e normalitetit në këtë qytet” – ka thënë Gashani.