Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zjarrfikësit nga Vushtrria shkojnë në Pejë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve

Një ekip i zjarrfikëseve nga komuna e Vushtrrisë i është bashkangjitur sot kolegëve të tyre në Pejë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që kanë kapluar disa zona në këtë komunë.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar Enis Maxhuni, drejtor për mbrojtje dhe shpëtim në Vushtrri.

“Po, sot ka pas kërkesë në qytetin e Pejës andaj tre pjesëtarë të zjarrfikëseve së bashku me makinën janë në Pejë”, tha ai për KALLXO.com.

Ndërkaq edhe dje një ekip i zjarrfikëseve nga Vushtrria ka qenë i angazhuar në qytetin e Suharekës për të ndihmuar në shuarjen e vatrave të zjarrit.

Në javën e fundit, disa qytete të Kosovës janë përfshirë nga vala e zjarrit. Rajoni më i prekur është Peja, ndërsa kriza më e madhe është në fshatin Shtupeq të kësaj komunë.