Voziti 122 km/h në zonën 60 km/h, i konfiskohet vetura shoferit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicën e Jugut është hasur një shoferi duke bërë tejkalim të shpejtësisë në zonën 60 km/h, me shpejtësi prej 122 km/h.

Sipas Policisë, i njëjti drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit të shqiptuar ditë parë.

Ndaj shoferit, është shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë lig muaj, si dhe i është  konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj.

03.04.2024 ka filluar të zbatohet Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor pasi Ligji është votuar në Parlament dhe është dekretuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 11.03.2024.

Mosvënia e rripit të sigurisë, mbajtja në prehër e personit tjetër gjatë vozitjes, tejkalimi në vijë të plotë, përdorimi i celularit gjatë vozitjes dhe garat me vetura janë vetëm disa prej veprimeve të vozitësve që pritet të dënohen shumë më ashpër sesa me Ligjin e vjetër për rregullat e trafikut rrugor.

Sipas Ligjit të ri, parashihet që dënimi me gjobë për personat që nuk vënë rripin e sigurisë të jetë 150 euro. Mosvënia e rripit të sigurisë me Ligjin e kaluar dënohej me 40 euro gjobë.

Gjatë vozitjes nuk lejohet përdorimi i telefonit. Këtë e ka paraparë Ligji për rregullat e trafikut rrugor. Nëse një person përdor telefonin gjatë vozitjes i njëjti do të dënohet me 100 euro gjobë dhe do t’i shqiptohet një pikë negative.

Nëse veprimi i njëjti i përdorimit të telefonit përsëritet për herë të dytë, ngasësi i veturës do të dënohet me 200 euro gjobë dhe me shqiptimin e dy pikëve negative dhe do t’i ndalohet ngasja për tre muaj.

Ndërsa nëse për më shumë se dy herë vozitësi ka përdorur telefonin do të dënohet me gjobë në shumën 500 euro, do t’i shqiptohen tri pikë negative dhe do t’i ndalohet ngasja e veturës në kohëzgjatje prej 6 muajsh.

40 euro dënim me gjobë është ajo çfarë kishte paraparë Ligji aktual për vozitësit që kapen duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.

Ligjvënësi ka paraparë që të ashpërsojë dënimin edhe ndaj këmbësorëve që në vendkalimin për këmbësorë përdorin telefonin apo dëgjuese me të cilat do të mund të humbnin koncentrimin.

Ligji i ri ka paraparë dënimin deri në 50 euro gjobë kurse Ligji i vjetër (aktual) këtë veprim të këmbësorit e kishte konsideruar si kundërvajtje, e cila dënohej me 40 euro gjobë.

Tutje, Ligji i ri parasheh dënime me të ashpra për vozitësit të cilët nuk e respektojnë shpejtësinë e rekomanduar.

Kështu nëse një vozitës jashtë zonës së banimit, pra në autostradë dhe në magjistrale, vozit me mbi 100km/h më shumë se shpejtësia e lejuar, ai do të dënohet me 500 euro gjobë, shqiptimin e 5 pikëve negative dhe 6 muaj do t’i ndalohet vozitja e automjetit.