Vlera e veturës që e vozitë deputeti Elmi Reçica
Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik për vitin 2023.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka deklaruar se pasuri të paluajtshme ka një shtëpi në vlerë prej 122 mijë e 500 euro e trashëguar; një truall në vlerë prej 120 mijë eurove po ashtu e trashëguar; një banesës në vlerë prej 97 mijë e 600 euro e blerë nga kursimet; një truall i blerë nga kursimet në vlerë prej 7 mijë e 605 euro dhe një vilë në vlerë prej 21 mijë e 588 euro.
Reçica në AKK deklaron se ka një veturë në vlerë prej 22 mijë e 500 euro, e cila sipas tij është blerë nga shitja e veturës së vjetër dhe nga kursimet.
Ai në bankë ka të deklaruar se ka para të gatshme mbi 19 mijë euro.
Tek të ardhurat vjetore, Reçica deklaron se si deputet i Kuvendit, pagë vjetore merr 20 mijë e 734 euro.