Viktimat e padrejtësisë - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet rreth sigurisë së punëtorëve në vendet e tyre të punës si dhe për hulumtimin dyvjeçar të BIRN-it ‘Viktimat e padrejtësisë’.

Cilët janë hapat që ka ndërmarrë Inspektorati i Punës për përmirësimin e kësaj gjendjeje?

A janë të lidhura bizneset dhe politika?

Pse të drejtat e punëtorëve nuk kanë qenë prioritet kombëtar?

A po krijojnë bizneset kulturë për siguri dhe shëndet në punë?

Sa punëtorë kanë vdekur në vendet e tyre të punës që nga viti 2016?

Të ftuar në emision janë Hekuran Nikçi kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, Agon Dobruna, zëvendësministër i Financave dhe Punës, Minir Curri, ekspert i sigurisë dhe shëndetit në punë dhe Kreshnik Gashi redaktor i KALLXO.com si dhe njëri nga autorët e hulumtimit “Viktimat e padrejtësisë”.

www.kallxo.com