Foto: Arkiv

Inspektorët në aksion, identifikojnë shkeljen e ligjit nga bizneset

Inspektorët e Inspektoratit të Punës gjatë një aksioni gjetën shumë parregullsi në bizneset që inspektuan.

Aksioni i Inspektoratit të Punës u zhvillua në tri biznese, dy në rajonin e Skenderajt dhe një në rajonin e Lipjanit, ku u kryen kontrolle për zbatueshmërinë e Ligjit të Punës dhe ai për Siguri dhe Shëndet në Punë.

Në njërin nga bizneset e inspektuara, inspektorët e punës Laura Mustafa – Berisha dhe Vehbi Malaj hasën në shkelje për Siguri dhe Shëndet në Punë, ku subjekti posedonte aparate për fikje të zjarrit me afat të skaduar.

Përveç aparateve të skaduara, aty u pa se munguan edhe shenjat për dalje emergjente.

Nga marrëdhënia e punës, punëtorët e biznesit u konsultuan nga inspektorja e punës Laura Berisha-Mustafa lidhur me të drejtat që ata kanë kur punojnë më shumë se 40 orë gjatë javës.

“Në rastet që punoni mbi 40 orë prej të hënës deri të premten, punëdhënësi e ka obligim me ua pagu pagë shtesë, dmth jo vetëm pagën që këni në kontratë por edhe pagën për orët shtesë që punoni” – tha inspektorja Mustafa.

Inspektorët pasi përfundojnë me vizitat inspektuese në këto biznese, atyre u lihet një kopje e raportit dhe obligohen që të gjitha dokumentet e kërkuara t’i sjellin në Inspektoratin e Punës .