Ilustrim

Gjuajti me armë në aheng familjar, ndalohet një person në Shtime

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Shtime dje me 13.04.2024, pasi që dyshohet se gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari, është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit Automatic – Bruni 96, cal09mm, me karikator, të cilën dyshohet se e ka përdorur i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.