Ilustrim

Vidhen pesë bagëti në Suharekë

Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur dje në Suharekë.

Një burrë ka raportuar në Polici se i janë vjedhur pesë bagëti nga stalla.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Sipas ankuesit, bagëtitë janë vjedhur nga persona të panjohur.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.