Foto: Pixabay
Gjeorgji, arrestohen tre persona nën dyshimin se ilegalisht tentuan të blinin uranium
Tre shtetas kinezë janë arrestuar në Gjeorgji me dyshimin për përpjekje për të blerë ilegalisht 2 kilogramë uranium.
Lasha Maghradze, zëvendësdrejtori i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore (SSG) të vendit, tha në një konferencë për shtyp se grupi planifikonte të paguante 400,000 dollarë (300,570 paund) për materialin bërthamor në kryeqytet, Tbilisi, përpara se ta transportonte atë në Kinë nëpërmjet Rusisë, raporton BBC.
Komploti i dyshuar u zbulua nga agjentët e inteligjencës, ndërsa një anëtar i grupit po përpiqej të blinte substancën radioaktive në tregun e zi, tha ai.
Të tre u deklaruan të pafajshëm në një gjykatë në Tbilis dhe janë vendosur në paraburgim për t’i parandaluar të largohen nga vendi, sipas transmetuesit publik Georgia Today.
Ata përballen me deri në pesë vjet burg sipas një dispozite të kodit penal të Gjeorgjisë që ndalon blerjen e materialit bërthamor.