Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

VIDEO - Kandidati i PDK-së për Kamenicë: ‘Nuk ka bir nane që i mbyllë shkollat’

Kandidati për kryetar të Komunës së Kamenicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Muhamed Kallaba në Debat Pernime ka thënë se “nuk ka bir nane” në këtë komunë që mbyllë shkolla, duke folur për reformën në arsim që ka nisur në Kamenicë.

“Shkollat janë mbyllë më 2019… përkundër çdo vendimi dhe të drejte edhe morale, edhe ligjore edhe kushtetuese. Nuk ka bir nëne në këtë vend që mbyllë shkollat me vendime politike. Shkollat duhet të hapen sa më shpejt e më parë”, tha ai.

Kurse, kandidati për kryetar komune dhe kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se i vjen keq për nivelin e Kallabës.

“Gjykata e ka vendosë një gjë të tillë. Nuk munden fëmijët me pas zhvillim të mirë nëse nuk janë numër i mjaftueshëm për me e zbatu kurrikulën”, tha ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Kamenicës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Kamenicës: Albert Sermaxhaj nga Nisma Socialdemokrate; Faton Jakupi nga AAK; Jeton Biqkaj nga LDK; Kadri R ahimaj nga LVV; Muhamed Kallaba nga PDK dhe Qëndron Kastrati nga PSD.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Kamenicës: Diana Kryeziu nga AAK; Donjeta Ismajli LVV; Egzona Isufi LDK; Jona Arifi nga PDK dhe Shqiponjë Morina nga PSD.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.