VIDEO – Armando Broja tregon se si duhet ta shqiptojnë anglezët mbiemrin e tij

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja po kalon në një moment fantastik te skuadra angleze Southampton.

Broja ka qenë protagonist në shumë ndeshje të skuadrës angleze dhe vëmendja ndaj tij nuk ka munguar nga mediat.

Anglezët mbiemrin e tij nuk po e shqiptojnë si duhet, duke e lexuar shkronjën J si ZH.

Në një video të publikuar në Twitter, Broja ka treguar se si duhet të shqiptohet mbiemri i tij.

Në Angli ka pasur shumë dyshime se si duhet të shqiptohet mbiemri i tij, ku janë ngritur dyshime nëse duhet shqiptuar Broja apo Brozha.

Broja këtë sezon për Southampton ka zhvilluar 26 paraqitje ku në këto 26 takime ai ka arritur që të shënojë 8 gola.