
Foto: Atdhe Mulla-Kallxo.com
Fundjavë pozitive për futbollistët Rashica, Muriç e Celina
Fundjava që kaloi në futbollin evropian ishte pozitive për futbollistët shqiptarë.
Futbollistët shqiptarë që luajnë për ekipet e tyre në ligat më të forta të Evropës treguan paraqitje të mira.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriç po shkëlqen në Spanjë. Ai përsëri arriti që të shënonte gol për Mallorcan por që ekipi i tij pësoi humbje me rezultat 2:1.
Poashtu edhe lojtari tjetër i përfaquesës së Kosovës, Milot Rashica arriti që këtë javë të gjejë rrjetën e golit. Rashica shënoi golin e vetëm për Norwich që pësoi humbje 3:1 përball Liverpool.
Besart Celina që luan për ekipin anglez Ipswich arriti që të shënonte golin e tretë për skuadrën angleze që arriti fitore me rezultat 3:0 përball Burton.
Kjo javë nuk ishte pozitive për Edon Zhegrovën që angazhohet te Lille pasi që Zhegrova u inkuadrua në minutën e 81-të të ndeshjes por kur po zhvillohej minuta e 91 e takimit ai u ndëshkua me kartonin e kuq.
Ndërsa disa prej futbollistëve tjerë shqiptarë që luajnë për skuadrat e tyre nuk arritën që të gjejnë rrjetën e golit.
Marash Kumbullua u aktivizua për 90-të minuta në barazimin që ekipi i tij Roma e arrti përballë Veronës.
Berat Gjimishiti po ashtu ishte titullar në humbjen që ekipi i tij Atalanta e pësoi nga Fiorentina.
Sulmuesi në top-formë, Armando Broja luajti për 90-të minuta për Southampton në fitoren e ekipit të tij Southampton përballë Everton me rezultat 2:0.