
Ilustrim
Klubi anglez dëshiron transferimin e sulmuesit shqiptar gjatë verës
14.2.2022 - 13:01
Klubi londinez Arsenal po e shqyrton mundësinë që gjatë afatit kalimtar veror të transferojë Armando Brojën.
Arsenali po monitoron Armando Brojën përpara afatit kalimtar të verës, pasi nuk arritën objektivat e tyre të transferimit të janarit.
Lajmi është bërë i ditur nga ana e mediumit football.london.
20-vjeçari Broja ka impresionuar te Southampton këtë sezon pasi u transferua në formë huazimi nga Chelsea.
Broja po kalon një sezon fantastik të Southampton pasi që në 20-të ndeshje të zhvilluara ai ka arritur që të shënojë gjashtë gola.