Fundjava e futbollistëve shqiptarë - shënon Rashani, Zeneli kthehet pas 7 muajve

Futbollistët shqiptar që angazhohen nëpër ligat më të forta të Evropës vazhduan edhe këtë vikend më paraqitje të mira.

Vikendi nisi me përballjen mes dy futbollistëve shqiptarë që luajnë në ligën e Anglisë. Armando Broja që dhe Milot Rashica u përballën në fushë në ndeshjen Southampton – Norwich, që u fitu nga vendasit 2:0.

Ndërsa në Serie A, për Empolin u paraqitën tre futbollistët shqiptarë, Nedim Bajrami, Kristijan Asllani dhe Ardian Ismajli, që u mposhtën 2:3 nga Juventus.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi bërë paraqitjen e radhës për Mallorcan në humbjen 0:1 kundër Valencias.

Ky vikend ishte i jashtëzakonshëm për dy futbollistët shqiptar që luajnë në kampionatin francez.

Elbasan Rashani që luan për ekipin e Clermonte arriti që të shënonte golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1:1 kundër Bordeaux.

Arbër Zeneli u rikthye në fushë pas në mungesë të gjatë prej 7 muaj dhe rikthimi i tij në fushë nuk kaloi pa u vërejtur. Ai asistoi në golin e fitores së skuadrës së tij Reims përball Monacos me rezultat 1:2.

Një tjetër futbollist shqiptar që luan në Francë, Edon Zhegrova nuk u paraqit fare në fitoren që skuadra e tij Lille e arriti me rezultat 1:0 përball Lyon.

Marash Kumbulla e Amir Rrahmani vazhduan me paraqitjet e radhës për ekipet e tyre, Roma respektivisht Napoli.