Ilustrim

Vetaksident në Klinë, vdes një person

Një person ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin në Jashanicë të Klinës, si pasojë e një vetaksidenti.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 6:50, si pasojë e një vetaksidenti, ka vdekur një person në fshatin Jashanicë, në rrugën Klinë-Skenderaj. Viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku është konfirmuar vdekja e tij”- ka thënë Rugova.