Vendimi i Apelit për serbët e arrestuar për sulmin terrorist në Banjskë

Gjykata e Apelit ka vërtetuar gjykimin e Gjykatës Themelore që tre serbët e arrestuar Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq që të mbesin nën masën e paraburgimit.

“Eshtë refuzuar kërkesa e mbrojtjes, ata janë në paraburgim” – thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Apelit dhënë për KALLXO.com

Ata u arrestuan si të dyshuar për sulmin terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagos një polic tjetër, më 24 shtator në Banjskë të Zveqanit.

Gjykata Themelore e kishte aprovuar kërkesën për caktim të paraburgimit, të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Naim Abazit.

Kërkesa është bërë kundër tre të pandehurve për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, kishte njoftuar Prokuroria Speciale.

Për të dyshuarin Vladimir Toliq, seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit ishte mbajtur në hapësirat e QKUK-së gjersa ishte i njejti aty për trajtim mjekësor.

Në lidhje me sulmin në fjalë, policia ka vazhduar me bastisjet kurse aktualisht nuk ka ndonjë të arrestuar, sipas policisë në veri të Mitrovicës.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast, mund t’i ndiqni në këtë LINK.