Sulmi në Banjskë, policia sërish kryen bastisje në veri

Një sërë kontrolla e bastisje janë kryer nga ana e Policisë së Kosovës dhe njësiteve të saj në pjesën e veriut të Mitrovicës pas sulmit të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Edhe gjatë ditës së sotme janë duke u kryer bastisje e që lidhen me sulmin në Banjskë.

Kështu konfirmoi për KALLXO.com edhe zëvendësdrejtori i policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Po sot janë duke u kryer disa bastisje, lidhen me ngjarjet e sulmit në Banjskë, aktualisht nuk kemi ndonjë të arrestuar kur të përfundon procesi do të ju njoftojmë me të dhëna shtesë”- tha Elshani për KALLXO.com.

Ai nuk dha detaje se ku aktualisht po kryhen këto bastisje.

Ditëve të kaluara u kryen bastisje të tjera në lokacione të ndryshme, e që të gjitha ato u kryen nën dyshimet se ka ndërlidhje me sulmin në Banjskë, më 24 shtator kur edhe u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku e plagos një koleg i tij.

Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët