Ilustrim

Vdes një person në Prishtinë, ra nga lartësia duke punuar

Një person në Prishtinë ka vdekur pasi që derisa ka qenë duke punuar ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndim të rënda trupore.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën e 14 gushtit rreth orës 20:26.

Viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”-thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thekson se po heton vdekjen e tij.

KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe në Inspektoratin e Punës në lidhje me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjeve.