Ilustrim

Vdes një person në Prishtinë, dyshohet se e kishin zënë drunjtë

Një person në Prishtinë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga disa panele druri.

Sipas Policisë, ai ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare ku është konstatuar vdekja e tij.

“Është raportuar se kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri. Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij”- thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:35.

Në njoftim thuhet se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.