Foto: Ilustrim

Vdes ngasësi i motoçikletës nga aksidenti në rrugën Gjakovë-Prizren

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjakovë-Prizren sot rreth orës 14:05.

Në aksident janë përfshirë një një motoçikletë dhe një veturë ku për pasojë ngasësi i motoçikletës i lindur në vitin 1990 ka mbetur i vdekur.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë në Gjakovë.

Ai tha se ekipi mjeksor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.