Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, 54 vjeçari gjendet i vdekur në banesë

Një 54 vjeçar është gjetur i vdekur në një banesë reth orës 14:00, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti thotë se Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç”- ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ahmeti tha se aktualisht Policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes.