Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, burri raporton në Polici se gruaja e tij ra në pus

Të mërkurën rreth orës 14:30 një burrë nga Gjilani ka raportuar se gruaja e tij ka rënë në një bunar (pus).

Sipas policisë, në lidhje me rastin janë njoftuar njësiti i zjarrfikësve të cilët e kanë nxjerrë trupin e pajetë nga bunari.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Derisa, rasti vazhdon të hetohet si ‘”vdekje e dyshimtë”.