Vdekja e një personi në Qirez të Skenderajt, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vdekjen e djeshme të një burri në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt.

Sipas raportit ditor të Policisë, viktima ka vdekur dje si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga një person.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje” – kanë njoftuar organet e rendit me 11.02.2024.

Rasti po trajtohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

KALLXO.com raportoi më 10.02.2024 për vdekjen e një person në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt.

Rastin e kishte konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bazuar në  informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pasqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore. Njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes”- kishte thënë Zahiti për KALLXO.com.