Vdes një person në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt

Një person ka vdekur në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt.

Deri më tani ende nuk janë dhënë detajet e vdekjes së viktimës.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bazuar në  informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pasqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore. Njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes”- ka thënë Zahiti për KALLXO.com.