UNDP dhuron pajisje për video incizim Gjykatës së Prishtinës

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka dhuruar audio pajisje për inçizim, Departamentit Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Departamenti Special në Gjykatën e Prishtinës është funksionalizuar në korrik të këtij viti.

Ky departament synon të rrisë efikasitetin e punës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizimit.

Ky donacion është bërë si pjesë e aktiviteteve për të mbështetur sistemin e drejtësisë në Kosovë. Kjo me qëllim që të përmirësohet transparenca e seancave gjyqësore, qasjes në drejtësi dhe efikasitetit të sistemit në përgjithësi duke mundësuar reduktimin e dukshëm të kohëzgjatjes së gjykimeve.

Valbona Bogujevci, Asistent Përfaqësuese e Përhershme dhe Koordinatore e Programit kishte deklaruar se themelimi i këtij departamenti është mjaft inkurajues dhe se shpresojnë se këto pajisje do të ndihmojnë në përmirësimin e transparencës së seancave gjyqësore.

“Është mjaft inkurajuese të shohim edhe themelimin e Departamentit Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Gjykatës Themelore të Prishtinës, si pjesë e përpjekjeve të gjithmbarshme për të luftuar korrupsionin në Kosovë. Ne mbesim me shpresë që pajisjet për incizime që po dhurojmë sot do të ndihmojnë transparencën e seancave gjyqësore, do të përmirësojnë efikasitetin në punë si dhe do të mundësojnë akoma më shumë qasjen në drejtësi”.

Ndërsa Gjyqtari Special, Afrim Hoti këto pajisje i konsideron të domosdoshme dhe shpreh mirënjohje për UNDP dhe donatorët duke shprehur dëshirë që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ku donacioni është bërë i mundur fal mbështetjes financiare të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) në Kosovë.

 

Gjykata e Prishtinës, audio pajisje për incizim, Arben Hoti, Valbona Bogujevci, UNDP