Ilustrim
Izraeli e Libani pajtohen ta zbatojnë armëpushimin nëse “Hezbollahu” ndalon sulmet
Izraeli dhe Libani kanë janë marrë vesh për zbatimin e një armëpushimi, ka njoftuar nëpërmjet një deklarate Departamenti amerikan i Shtetit, ka raportuar të enjten (04.06.2026) televizioni britanik, BBC.
Marrëveshja kushtëzohet ndër të tjera nga “ndërprerja e plotë” e sulmeve nga grupi i armatosur “Hezbollah” i mbështetur nga Irani.
Armëpushimi është arritur pasi sulmet izraelite vranë të paktën nëntë persona në Libanin jugor të mërkurën dhe “Hezbollahu” hodhi raketa drejt Izraelit verior, duke vënë sprovuar armëpushimin e paqëndrueshëm të arritur në fillimprill.
“Të gjitha vendet riafirmuan se e ardhmja e marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Libanit duhet të vendoset nga dy qeveritë sovrane. Ata hodhën poshtë çdo përpjekje, nga çdo shtet ose jo-aktor shtetëror, për ta mbajtur peng të ardhmen e Libanit”, thuhet në deklaratë.
Marrëveshja kushtëzohet edhe nga “evakuimi i të gjithë operativëve (të Hezbollahut)” nga një zonë që Izraeli kontrollon në Libanin jugor nga Lumi Litani deri në kufi.
Deklarata thotë se SHBA-ja do të ndihmojë me udhëzimin e krijimit të “zonave pilot në të cilat Forcat e Armatosura Libaneze do të marrin kontrollin ekskluziv të territorit duke përjashtuar të gjithë aktorët jo-shtetërorë”.
Njoftimi vjen pas një armëpushimi të pjesshëm të arritur të hënën, për të cilin Libani tha se do të parashikon që Izraeli të përmbahet nga bombardimi i Bejrutit, në këmbim të ndaljes së sulmeve të “Hezbollahut” ndaj Izraelit.
Të dy vendet do të takohen përsëri më 22 qershor për të bisedime të mëtejshme “me qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”. “Hezbollahu” ende nuk ka komentuar publikisht njoftimin.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u ka deklaruar gazetarëve para njoftimit se shpreson që palët do të hartojnë “një plan veprimi si udhërrëfyes për sigurinë në (Liban), të pavarur nga ‘Hezbollahu’”.
Armëpushimi i pjesshëm u vu në provë nga sulmi izraelit dhe i “Hezbollahut” këtë javë.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com