Treni godet këmbësoren në Prishtinë

Një këmbësore është goditur nga treni në lagjen “Lakrishte” të Prishtinës sot, më 26.03.2024, rreth orës 16:30.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Aksidentin e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se me rastin po merret Njësiti i Trafikut.