Tre të dyshuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla, nesër para gjykatës

Nesër nga ora 10:00 në mëngjes, tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla pritet të dalin se seancën e procedurës paraprake për tu përballur me dyshimet që ka prokuroria dhe policia ndaj tyre në lidhje me ngjarjen që ndodhi dy netë më parë.

L.Dervishi, O. Hasani dhe K.Hasani këtë dy te fundit vëllezër mes vete, po dyshohen se kanë kryer veprën penale të nxitje e urrejtjes dhe përçarjes.

KALLXO.com mëson se seanca e caktuar nga gjykata do të mbahet nesër nga ora 10:00.

Gjithashtu siç mëson KALLXO.com, deri më tani palët mbrojtëse nuk kanë pranuar kërkesën pë masën e sigurisë për klientët e tyre.

Avokatët janë caktuar sipas detyrës zyrtare.

Tre të dyshuarit janë arrestuar mbrëmjen e kaluar, ndërsa në orët e vona edhe janë intervistuar nga ekipet e hetuesve policor të Departamentit Kundër Terrorizmit.

Intervistimi i tyre është bërë në polici ndërsa është caktuar edhe masa e ndalimit për të njëjtit.

Gjithashtu KALLXO.com gjatë ditës raportoi se ndaj të dyshuarve Prokuroria Speciale ka kërkuar masën e sigurisë më konkretisht atë të paraburgimit.

Dy natë më parë gazetari Valon Syla u sulmua fizikisht dhe mori lëndime trupore për çka edhe u trajtua në aspektin mjekësor. Pas sulmit ai tha se është sulmuar nga “tre islamikë fanatikë”.

Sulmi ndaj gazetarit është dënuar nga komuniteti i gazetarëve, si dhe përfaqësues institucionalë.

Dy nga të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla janë vëllezër