Foto: KALLXO.com Ilustrim

Dy nga të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla janë vëllezër

Dy prej tre të dyshuarve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla janë të moshës ndërmjet 22 e 24-vjeçare.

Valon Syla u sulmua mbrëmë dhe për shkak të lëndimeve u trajtua në QKUK.

KALLXO.com mëson se të dyshuarit K. Hasani e O. Hasani janë vëllezër.

I dyshuari i tretë L. Dervishi, po ashtu sikur vëllezërit Hasani, jeton në regjion të Prishtinës.

Tre të rinjtë po dyshohen për veprën penale të nxitjes së përçarjes apo mosdurimit.

Fillimisht të njëjtit u dyshuan për lëndim të lehtë trupor, por pasi u analizuan detajet e ngjarjes, rasti kaloi në Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Prokurorinë Speciale.

KALLXO.com raportoi në lidhje me intervistimin e te dyshuarve pas arrestimit të tyre.

Arrestimi erdhi pas gati 24 orëve që nga sulmi që iu bë Sylës.

Deri më tani ende nuk është e qartë se cilat ishin arsyet që shtynë të dyshuarit të kryenin aktin e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla.

Nis intervistimi i të dyshuarve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla