Teatri Kombëtar Tiranë; Foto: KSH.

Thellohet bashkëpunimi i teatrove shqiptare, 4 shfaqje nga Prishtina jepen në Tiranë

Shfaqje të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të jepen gjatë kësaj jave në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Prezantimi i shfaqjeve nga Prishtinë nis sot me shfaqjen “Gratë” me regji të Nastazja Domaradzka. Shfaqja do të jepet në ora 20:00 në ArTurbina.

Përveç shfaqjes “Gratë” në kuadër të këtij turneu të TKK-së në Tiranë do të jepen edhe shfaqjet: “Molly” më 9 mars; “Fausti” më 10 mars dhe  “Club Albania” më 11 mars (2023).

Kushtrim Sheremeti, drejtor i Përgjithshëm i TKK-së tha për KALLXO.com se prezantimi i shfaqjeve në Tiranë po bëhet në kuadër të bashkëpunimeve në mes teatrove shqiptare (Shkup, Prishtinë, Tiranë), por edhe 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe 25-vjetorit të Epopesë së UCK-së.

“Prezantimi në Tiranë i shfaqjeve tona po bëhet në kuadër të bashkëpunimit që TKK e ka me Teatrin Kombëtar në Tiranë dhe me Teatrin Shqiptar në Shkup, bazuar edhe në marrëveshjen mes tri teatrove që e kemi bërë vitin e kaluar, ky hyn edhe festivali teatror ‘Moisiu’” – tha Sheremeti.

Sheremeti e sheh si të dobishme lëvizjen e shfaqjeve të TKK-së në skenat teatrore në Tiranë.

Një turne të ngjashëm, TKK realizoi në muajin e kaluar në Shkup, po në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të teatrove shqiptare, Prishtinës-Shkup- Tiranë.

Orari i Shfaqjeve të TKK-së në Tiranë: