Vasfije Krasniqi - Foto: KALLXO.com

Vasfije Krasniqi Goodman fiton çmimin “Kim Bok-Dong” për paqe

Viktima e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman është shpallur fituese e çmimit Kim Bok-Dong për paqe këtë vit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT, e cila avokon për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Këshilli Korean për Drejtësinë dhe Përkujtimin për Çështjen e Skllavërisë Seksuale Ushtarake nga Japonia (Këshilli Korean) ka zgjedhur të mbijetuarën e Kosovës Vasfije Krasniqi-Goodman si fituese të Çmimit të Paqes Kim Bok-dongit për vitin 2019”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ky çmim nderon individët apo organizatat që kanë qenë të angazhuar në lëvizje për të zgjidhur çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës dhe për të siguruar të drejtat e njeriut të grave në konfliktet e armatosura anembanë botës.

Vasfija ishte personi i parë që ndau publikisht historinë dhe traumën e saj të dhunës seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë.

Më pastaj u bë zë i fuqishëm i fushatës Bëhu Zëri Im – në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, dhe përpjekjet e palodhshme të saja në luftimin e stigmatizimit që rrethon këtë kategori shoqërore. Përveç që ka përfaqësuar zërin e të mbijetuarve të dhunës seksuale, nga koha e luftës në Kosovë, nëpër shumë konferenca, forume dhe simpoziume ndërkombëtare,

Vasfija ka dhënë dëshmitë e saja edhe para Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, dhe së fundmi para Kongresit Amerikan.

https://kallxo.com/video-vasfije-krasniqi-unmik-u-e-eulex-i-ma-mohuan-drejtesine/

 

https://kallxo.com/vasfije-krasniqi-goodman-dekorohet-me-medalje-presidenciale/

 

https://kallxo.com/vasfije-krasniqi-goodman-nderohet-me-cmimin-per-guxim-qytetar/

.