Thaçi jep detaje lidhur me dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Zyra ligjore e Presidencës dhe ajo e Kuvendit janë duke punuar në finalizimin e dekretit si propozim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit.

“Tanimë zyra ligjore e Presidentit dhe e Kuvendit janë duke u koorndiar që të finalizohet procesi i dekretit të presidentit për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin dhe tejkalimin e kësaj gjendje në Kosovë”, tha presidenti në konferencë për media pas një takimi me drejtorin e Instituti të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Thaçi tha se në minutat vijuues do të japin detaje për përmbajtjen e dekretit.

Presidenti tha se dekreti përfshin 3 pika si: gjendja e jashtëzakonshme për një periudhë 30 ditore me mundësi vazhdimi, kjo gjendje shpallet me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit dhe në pikën 3 urdhërohet mobilimi i tërësishëm i FSK per të ndihmuiar në këtë rast.

“Këtu hyjnë edhe aspekte të tjera, shëndetësore, të levizjes e që ndërlidhen edhe me ekonominë. Dëshiroj që të shpreh mirënjohje për punën e gjithë mjekëve që janë duke bërë një punë të shkëlqyer”, theksoi ai.

Presidenti i falenderoi edhe mediat për raportimin e saktë rreth gjendjes nga coronavirusi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë të martën në mbrëmje i ka propozuar Kuvendit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Qeveria: Gjendja e jashtëzakonshme e propozuar nga presidenti është masë ekstreme

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës e ka konsideruar si masë ekstreme dhe të panevojshme shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Qeveria: Gjendja e jashtëzakonshme e propozuar nga presidenti është masë ekstreme

Për t’u miratuar, propozimit të presidentit i duhen dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 19 persona të prekur me virusin COVID-19.