Të shtënat me armë në Prishtinë – Arrestohen dy persona, dy të tjerë në arrati

Nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën mbrëmë në Prishtinë u plagos një person, i cili më pas u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim e gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka thënë se deri më tani janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë janë ende në arrati.

Sipas Policisë, i plagosuri gjithashtu është cilësuar si i dyshuar.

“Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër të dyshuarve. Si pasojë, një i dyshuar është plagosur dhe është trajtuar në QKUK” – thuhet në raport.

“Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”.

Mjeku kujdestar, Ejup Govori, në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë dje se viktima ka plagë në ekstremitete të poshtme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Nga QKUK flasin për gjendjen e personit që u plagos sonte në Prishtinë