Foto-ilustrim

Të shtënat me armë në Gjilan, Policia po e trajton rastin "në mënyrë intensive"

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmë në mesnatë në lagjen “Kamnik” në Gjilan.

Nga këto gjuajtje me armë, siç mëson KALLXO.com, kanë pësuar dëmtime dy vetura dhe disa shtëpi.

Në lidhje me rastin Policia e Kosovës ende nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse është identifikuar apo është arrestuar ndonjë person i dyshuar.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se u shkrepën armët.

Në anën tjetër, në një bisedë përmes telefonit, zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, konfirmoi se ngjarja ka ndodhur në mesnatë.

“Ajo çfarë mund të them zyrtarisht është që Policia është duke punuar në mënyrë intensive për të trajtuar këtë rast”-  tha Hashani për KALLXO.com.

Për rastin Policia nuk ka njoftuar as në raportin 24-orësh.