Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Sulmon fizikisht gruan e vëllait, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një burrë është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e vëllait të tij.

Rasti ka ndodhur në Pejë dje rreth orës 18:40.

Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje.