Sulm fizik brenda FFK-së

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës për një sulm fizik që dyshohet se ka ndodhur në zyrat e Federatës të Futbollit të Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se aktualisht lidhur me rastin në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti.

Federata e Futbollit të Kosovës është në kohë zgjedhjesh, ku pas 3 javës pritet të mbahet Kuvendi Zgjedhor për kryetar të këtij institucioni.

Deri më tani, kanë kandiduar zyrtarisht dy persona.

Kryetari aktual, Agim Ademi dhe djali i ish-kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrrit, Gramoz Vokrri.

Gramoz Vokrri dorëzon zyrtarisht nënshkrimet për kandidaturën për të parin e FFK-së (VIDEO)