Gramoz Vokrri dorëzon zyrtarisht nënshkrimet për kandidaturën për të parin e FFK-së (VIDEO)

Gramoz Vokrri pritet të jetë kundërkandidat i Agim Ademit në garën për të parin e Federatës së Futbollit të Kososvës.

Vokrri sot ka deponuar nënshkrimet për të kandiduar për të parin e FFK-së. Ai ka treguar se ka dorëzuar 16 nënshkrime dhe pjesa tjetër e nënshkrimeve është konfidenciale dhe vetëm numri minimal i tyre është dorëzuar.

Ai ka deklaruar se arsyeja kryesore pse ka kandiduar është se shumica e klubeve janë të pakënaqura me gjendjen në futbollin e Kosovës.

“Kemi një mbështetje kogja të madhe. Një mbështetje nga ana e klubeve që nuk janë të kënaqur me zhvillimet brenda institucionit, po dëshirojnë një frymë të re. Shpresoj që gara do të jetë korrekte dhe fer”, ka deklaruar Vokrri.

Ai ka theksuar se vazhdon të mendojë me që Kuvendi Zgjedhor për të parin e FFK-së që do të mbahet më 6 prill është i paligjshëm.

“Ne jemi të gatshëm në çfarëdo varianti”, ka deklaruar Vokrri.

Ai ka folur edhe për disa gjëra të mira që kanë ndodhur në futbollin kosovar pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA.

“Ka pasur disa gjëra të mira, implementimi i VAR-it është folë shumë edhe pse në stadiumet tona nuk kemi toalete ende”, ka theksuar Vokrri.

Kuvendi Zgjedhor i FFK-së për zgjedhjen e kryetarit pritet të mbahet më 6 prill 2022.