Ndërprerja e energjisë elektrike Foto: KALLXO.com Foto: KALLXO.com

Stuhia në rajonin e Pejës lë pa energji disa qytete, KEDS del me njoftim

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se në vendet si Peja, Deçani dhe Istogu ka prishje në disa linja për shkak të një stuhie të fortë në orët e mëngjesit.

KEDS bënë të ditur se ekipet janë në teren për evitim të dëmeve dhe kthimin e furnizimit me energji.

“Për ta evituar sa më lehtë këtë gjendje, tashmë kemi angazhuar ekipet edhe nga Distrikte tjera për t’u dalë në ndihmë kolegëve të tyre në Distriktin e Pejës, në mënyrë që të evitohen dëmet sa më parë dhe konsumatorëve tanë atje t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”-  thuhet në njoftim.