Seanca e Kuvendit të Kosovës, 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Shtyhet për nesër debati parlamentar për dialogun me Serbinë

Me 76 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, debati parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi, si pikë e rendit të ditës është zhvendosur për nesër (e premte) në orën 11:00.

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar një mocion procedural që këtë debat ta vendosin në agjendë për ditën e nesërme.

“Kërkesa jonë ka qenë që për me zhvillu debatin është mirë me qenë prezent edhe zëvendës kryeministri, Besnik Bislimi i cili është përgjegjës për dialog dhe jemi dakordu që debatin ta shtyjmë për nesër, ditën e premte në ora 11:00”, ka thënë Tahiri.

Të gjitha grupet parlametare e mbështetën këtë mocion procedural.

Kuvendi në seancë të enjten, mbahet debat për dialogun me Serbinë