Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Shtetasi serb i arrestuar në Kosovë po dyshohet për përfshirje në korrupsion

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas serb gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar në Interpol nga autoritetet e Serbisë.

Burime të KALLXO.com brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se i dyshuari kërkohej për përfshirje në korrupsion.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë nga Njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova), që vepron në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU).

Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.

Policia e Kosovës arreston një shtetas serb, kërkohej nga INTERPOL-i