Ilustrim

Rruga “Vicianum” në Arbëri të Prishtinës mbyllet përkohësisht për automjete për shkak të punimeve

Rruga “Vicianum” në lagjen Arbëria të Prishtinës do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullimin e automjeteve nga nesër, më 07.05.2026 e deri më 12.05.2026.

Sipas Komunës së Prishtinës, ky kufizim i lëvizjeve do të bëhet për shkak të fillimit të disa punimeve për trajtimin e rrugës me shtresë asfalti.

“Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim”- thuhet në njoftimin e komunës.