Ilustrim
Rritja e çmimit të bukës në Gjilan, Inspektorati i Tregut pritet të nis hetime
27.6.2022 - 14:49
Ngritja e çmimit të bukës në furrat e Gjilanit nga 50 centë, në 60 centë po hetohet nga Inspektorati i Tregut.
Këshu ka njoftuar Lebibe Haliti, zëvendëskryeinspektorja e Inspektoratit të Tregut, e cila për KALLXO.com ka bërë të ditur se do të inspektohet rritja e çmimit të bukës për 0,60 cent në Gjilan.
“Këtë informacion do të dërgojmë tek inspektorët e tregut në Gjilan dhe do të veprojnë sipas ligjeve në fuqi”, tha Haliti për KALLXO.com.
KALLXO.com raportoi sot se rritjes së madhe të çmimeve, nuk i ka bërë ballë as çmimi i bukës. Në qytetin e Gjilanit është rritur çmimi dhe tashmë një bukë e bardhë po shitet për 0,60 cent.
KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe tek Autoritetit Kosovar i Konkurrencës dhe është duke pritur përgjigje.