Ilustrim

Ngritet në 60 centë çmimi i bukës në Gjilan

Rritjes së madhe të çmimeve, nuk i ka bërë ballë as çmimi i bukës.

Në qytetin e Gjilanit është rritur çmimi dhe tashmë një bukë e bardhë po shitet për 60 cent.

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com edhe qytetarë edhe furrtarë nga ky qytet.

“E kemi rrit çmimin, për shkak se të gjitha produktet po kushtojnë më shtrenjtë edhe çmimi i miellit është rritë”, ka thënë njëri nga furrtarët e Gjilanit.

Dhe nga furra tjetër kanë thënë se çmimi është rritur të njëjtën arsye.

“Krejt gjërat kanë ndryshu edhe çmimi i bukës është rritë”, ka thënë ai.

Në muajt e fundit, çmimi i bukës është rritur disa herë.

Që nga viti i kaluar deri më tani, çmimi i bukës është rritur për 20 cent.

VIDEO – Çmimi i bukës rritet deri në 50 cent